FLASH :

Dinamo me një këmbë jashtë Conference League, humb në Poloni

Dinamo dështoi në ndeshjen e parë të fazës “Play Off” të Conference League, duke u mundur 3-0 në Poloni ndaj Jagiellonias. Skuadra e Ilir Dajës e nisi keq takimin, pasi në minutën e parë shpëtoi vetëm falë flamurit të anësorit.

Megjithatë, në minutën e 12’, Imaz kaloi vendasit në avantazh pas një gabimi në mbrojtje. Përpjekjet për reagim nuk dhanë rezultat, pasi në minutën e 34’ Pululu realizoi golin e dytë.

Pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë, me Wojtuszek që shënoi golin e tretë në minutën e 50’, duke vulosur fatin e sfidës.

Dinamo pati disa raste me Bernard Berishën në fund, por pa arritur të shënonte. Humbja e lë ekipin shqiptar në një situatë shumë të vështirë për kthimin në Tiranë.