Dua Lipa po shijon momente relaksi, ku ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi përpara angazhimeve të saj të shumta.
Ylli shqiptar, i shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori i njohur Callum Turner, ka postuar imazhe të bukura nga ky udhëtim, duke shijuar rrezet e diellit.
Çifti po i kalon këto momente të qeta para se Dua të fillojë turneun e saj. Këngëtarja poston pothuajse çdo ditë pamje nga vera e saj, në rrjetet sociale dhe më konkretisht, në llogarinë e saj personale në Instagram. Në publikimin e saj të fundit, Dua Lipa u tregoi fansave të saj se si kanë shkuar ditët e fundit.
Ndër fotot që ka pulikuar, ajo shihet duke pozuar e veshur me bikini të bardha dhe syze dielli të kuqe.
