FLASH :

Gazetarja braziliane grabitet live në transmetim direkt nga një hajdut me biçikletë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi televiziv në Brazil, kur gazetarja Beatriz Casadei u grabit live, në sy të kamerave.

Ngjarja ndodhi gjatë emisionit të mëngjesit “Balanço Geral”, ku Casadei po raportonte drejtpërdrejt, kur papritur një hajdut me biçikletë iu afrua dhe i rrëmbeu celularin nga duart. Pamjet tregojnë momentin tronditës kur pajisja i hiqet me shpejtësi, duke e lënë gazetaren e habitur në mes të transmetimit.

Sipas mediave braziliane, grabitësi u largua me shpejtësi dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë qytetarë shprehën shqetësimin për rritjen e kriminalitetit dhe mungesën e sigurisë, madje edhe në situata publike e të monitoruara nga kamerat televizive.