Sot pasdite, rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident si pasojë e një parakalimi të gabuar, ku u përplasën dy automjete.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


