FLASH :

Aksident në aksin “Shkodër-Lezhë”, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë” ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë është lënduar një pasagjere e cila ndodhej në motomjet. Aktualisht shtetasja E.M ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia. 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.