FLASH :

FOTO/ Ish-futbollistja bëhet yll në faqet për të rritur: Kam fituar më shumë se në futboll

Madelene Wright, ish-futbolliste angleze, ka përjetuar një kthesë dramatike në karrierë pas një skandali që e largoi nga fusha e gjelbër.

Ajo u përpoq disa herë të rikthehej në futboll, por fitimet më të mëdha i ka siguruar në një fushë krejt tjetër, duke publikuar përmbajtje për të rritur.

“Nga futbolli fitova mirë, por ajo që fitoj tani është shumëfish më e madhe. Ky ka qenë vendimi që më ndryshoi jetën,” është shprehur Madelene në rrjetet sociale.

Ajo është bërë një figurë e njohur si në botën e sportit, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke shkruar një nga historitë më të pazakonta të viteve të fundit, nga futbollistja e një klubi profesionist, në një yll të botës së “showbiz”-it për të rritur.