FLASH :

Pronari i kësaj shtëpie të famshme në Kinë, më në fund pranon të largohet – por, nuk do të kompensohet asnjë qindarkë

“Syri i Jinxi”, shtëpia më e famshme në provincën Jianxi të Kinës, u braktis së fundmi nga pronari i saj, i cili nuk mundi të përballojë zhurmën e veturave që kalonin pranë shtëpisë.

“Syri i Jinxi-t” u bë lajm në Kinë, kur u inaugurua një autostradë e ndërtuar rreth saj. Ashtu si pronarë të tjerë të shtëpive në gjithë vendin aziatik, Huang Ping (emër pseudonim) refuzoi ofertën e qeverisë rajonale për blerjen e pronës dhe vendosi të qëndrojë i palëkundur edhe kur të gjithë të tjerët në zonë u larguan.

Në një moment, Huang mori një paketë kompensimi mjaft të madhe, rreth 1.6 milion juanë (191 mijë euro), por nuk pranoi kushtin që pagesa të bëhej në dy këste. Ai do të pendohet për këtë vendim, sepse qeveria vendosi thjesht të ndërtonte rrugën rreth pronës së tij, duke e kthyer atë në një shtëpi të izoluar në formë të thonit.

Pa asnjë izolim kundër zhurmës, shtëpia e thonjve, e cila duket si një sy në mes të autostradës së re kur shihet nga lart, u bë praktikisht e papërballueshme për t’u banuar kur trafiku nisi në muajin prill.

Huang dhe familja e tij qëndruan shumë gjatë, por zhurma e vazhdueshme dhe dridhjet nga kamionët e mëdhenj që kalonin pranë i detyruan të largoheshin. Nuk dihet me saktësi kur familja u largua, por njerëzit filluan të vëzhgonin dritaret e thyera të shtëpisë dhe barin e egër që ishte rritur rreth saj që nga muaji i kaluar.

Në kontakt me mediat lokale, pronari i “Syrit të Jinxi-t” konfirmoi se e kishin braktisur pronën për shkak të zhurmës së pandërprerë të trafikut dhe dridhjeve.

Ata preferuan të marrin me qira një shtëpi në një qytet afër dhe nuk mundën të thonë se çfarë do të ndodhë me pronën e tyre të vjetër. Edhe nëse ‘shtëpia e thonit” do të prishej, Huang do të merrte vetëm një pjesë të vogël të kompensimit që i ishte ofruar fillimisht.