Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Sektorit Rina, Fllakë në Durrës, ku një 24-vjeçari iu mor me dhunë automjeti. Pas njoftimit, policia u vu menjëherë në lëvizje dhe arriti të identifikojë e arrestojë autorin e dyshuar.
Në pranga është vënë Enkeliano Aliko, 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë të Durrësit. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Policia njofton se po vijon puna për gjetjen e automjetit të marrë me forcë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.