Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Fushë-Bulqizë, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Viktima është identifikuar si Albert Doga, i cili sipas burimeve paraprake dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është gjetur i vetëvarur rreth orës 10:50.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.