FLASH :

Arrestohet 14-vjeçarja që dogji një bllok të tërë banimi

Një vajzë 14-vjeçare është arrestuar nga policia në Liverpool, e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Woolton Hall, një godinë historike e ndërtuar në vitin 1704, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës.

Zjarrfikësit e Merseyside Fire and Rescue u thirrën në vendngjarje rreth orës 20:20, duke u përballur me flakë që shkatërruan çatinë e ndërtesës së lashtë. Zjarri u shua pas orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa dëmet e shkaktuara konsiderohen të mëdha.

Policia konfirmoi se adoleshentja u mor në pyetje dhe më pas u la e lirë me kusht, ndërsa hetimet po vijojnë. Detektivi Daniel McWhinnie e cilësoi zjarrin si një “akt jashtëzakonisht të pamatur”, duke theksuar se komuniteti është i tronditur nga shkatërrimi i një objekti me kaq shumë histori.

Raportime të mëparshme sugjeruan se grupe të të rinjve ishin parë pranë godinës pak para se të shpërthente zjarri. Policia i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacion apo pamje nga kamerat e makinave në zonën e Speke Road, të ndihmojë në hetim.

Woolton Hall, në të kaluarën, ka shërbyer si hotel, spital ushtarak, manastir dhe shkollë, por vitet e fundit kishte rënë në gjendje të rëndë.