FLASH :

“U zura me të dashurën”/ Ish zv/drejtori i AKSHI-t rikthehet në shtëpi pas zhdukjes për 10 orë

Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes.

Ditën e djeshme, ai u denoncua i zhdukur nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë, Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi “Po më arrestojnë“.

Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij.

Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.