Policia Federale e Brazilit ka zbuluar një dokument në telefonin e ish-presidentit Jair Bolsonaro, ku ai dyshohet se ka planifikuar të arratisej drejt Argjentinës për të kërkuar azil politik, pak ditë pasi iu sekuestrua pasaporta në kuadër të hetimeve për komplotin e grushtit të shtetit.
Dokumenti i papërfunduar, i adresuar presidentit argjentinas Javier Milei, e paraqet veten si “i përndjekur politikisht” dhe shprehet se përballë arrestimit të pashmangshëm ai kërkon mbrojtje.
Bolsonaro, i cili rrezikon mbi 40 vite burg për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022, ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe i ka mohuar gjithmonë akuzat.
Ndërkohë, policia federale e ka akuzuar edhe djalin e tij, Eduardo Bolsonaro, për përpjekje ndërhyrjeje në gjyq përmes lobimit në SHBA.
Raportet zbulojnë gjithashtu grindje të brendshme dhe fyerje mes familjes Bolsonaro dhe aleatëve të tyre më të ngushtë, përfshirë pastorin e fuqishëm Silas Malafaia.
Ndërsa Donald Trump ka reaguar duke vendosur tarifa të rënda ndaj Brazilit dhe duke e cilësuar gjyqin ndaj Bolsonaro-s si “gjueti shtrigash”, sondazhet tregojnë se 70% e brazilianëve janë kundër ndërhyrjes së tij.