FLASH :

Tirana renditet mes 10 destinacioneve “më të nxehta” të 2026 nga revista Time Out

Revista prestigjioze britanike Time Out rendit Tiranën mes 10 qyteteve botërore më tërheqëse për turizëm kulturor në vitin 2026, duke e cilësuar kryeqytetin shqiptar si një “zbulim modern mesdhetar, që kombinon historinë komuniste, arkitekturën eklektike dhe shpirtin e gjallë të Ballkanit”.

Në artikullin e publikuar më 17 gusht 2025, Tirana vihet krah destinacioneve në rritje si Tbilisi (Georgia), Medellín (Kolumbi) dhe Busan (Kore e Jugut).

Time Out thekson se “jeta e natës së qytetit, ekspozitat bashkëkohore, rrugicat e Bllokut dhe rikualifikimi urban i ish-zonave industriale” kanë bërë që Tirana të tërheqë vëmendjen e turistëve të rinj europianë dhe aziatikë.

Ndër atraksionet kryesore të përmendura janë Sheshi Skënderbej, zona e “Pazarit të ri”, muzeumet, si dhe rrjeti i kafeneve e festivaleve që zhvillohen gjatë gjithë vitit.

Listimi i bërë nga Time Out pritet të nxisë më tej fluksin e vizitorëve në kryeqytet në vitin 2026, njëkohësisht me projektet e reja të infrastrukturës dhe zgjerimit të kapaciteteve akomoduese.