Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kampin e refugjatëve Qalandiya në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku një stërvitje futbolli për fëmijë është kthyer në kaos pas përdorimit të gazit lotsjellës nga forcat izraelite.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur një dron lëshoi kapsula gazi mbi fushën ku po stërviteshin fëmijët, duke i detyruar ata të largoheshin me vrap mes panikut dhe të qarave. Dëshmitarë nga kampi konfirmuan se ngjarja ndodhi gjatë një operacioni ushtarak izraelit në zonë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të miturve.
Ngjarja ka ngjallur indinjatë të gjerë, duke u cilësuar si një tjetër shembull i realitetit të dhunshëm me të cilin përballen çdo ditë palestinezët, edhe fëmijët që kërkojnë thjesht të luajnë futboll.