FLASH :

Vlorë/ Mjeti lundrues i Policisë Kufitare përplaset me një tjetër, një person i plagosur

Gjatë lundrimit në det mjeti lundrues tip jetski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër mjet jet ski ku ndodheshin dy persona. Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit privat.

Aktualisht, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

‘Vlorë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta’, njoftoi policia.