FLASH :

Itali/ Mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën, karabinierët prangosin 25-vjeçarin shqiptar!

Karabinierët italianë në Foligno, arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë të mëparshëm, pasi ishte përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës.

Gjatë një operacioni, oficerët ndaluan të riun në një pikë kontrolli përgjatë Via Gori.

Pas një kontrolli personal dhe të automjetit, ata gjetën 51 pako kokainë (gjithsej 32 gramë), të cilat ishin fshehur brenda makinës me qira dhe u sekuestruan.

Duke ndjekur procedurat formale, i riu u vu nën arrest dhe sipas urdhrit të autoriteteve gjyqësore, u mbajt në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë.