FLASH :

Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Shqipëria është kampione e Europës për energjinë e rinovueshme, me 99,3% e ndjekur nga Norvegjia me 99,1%.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, ky tregues përbën fakt të rëndësishëm, në kohën kur sfidat për energjinë janë jetike në kontinentin tonë dhe menaxhimi i burimeve është prioritet i vetë Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.