Një video e shkurtër, ka ndezur rrjetet sociale në Ballkan dhe më gjerë, duke rritur spekulimet për gjendjen personale dhe politike të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në pamje, Vuçiç duket qe ka nje problem shëndetësor qe e beri te humbe ndjenjat. Rreth tij shihen persona që e vëzhgojnë me shqetësim, ndërsa ai nuk reagon.
Pamja ka nxitur reagime të shumta, me komente që variojnë nga hipoteza për një përkeqësim të shëndetit mendor apo fizik, deri te presioni ekstrem politik që Vuçiç mund të jetë duke përjetuar.
Nuk dihet ende kur dhe ku është regjistruar videoja, por heshtja nga ana e zyrës së presidentit vetëm sa ka shtuar dyshimet dhe diskutimet. A është kjo një shenjë e lodhjes politike të Vuçiç apo paralajmërim për një krizë më të thellë në Serbi? Kohët e fundit kanë treguar se çdo pamje, sado e shkurtër, mund të thotë shumë.