FLASH :

Tronditje në Itali: Futbollisti 30-vjeçar humb jetën para nënës, një ditë para stërvitjes me klubin e ri

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit në Itali, ku futbollisti Luca Aluisi, 30 vjeç, ndërroi jetë papritur në shtëpinë e tij në Marta, përpara syve të nënës së tij, vetëm një ditë para se të niste stërvitjen me klubin e ri ASD Castell’Azzara.

Sipas mediave lokale, Aluisi pësoi konvulsione rreth orës 01:30 të mëngjesit të së martës. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ndihmës së shpejtë, mjekët nuk mundën ta shpëtonin jetën e tij. Familja ka kërkuar autopsi për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Klubi i tij i ri, ASD Castell’Azzara, reagoi me një deklaratë prekëse: “I tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Lucas. Ai ishte gati të niste këtë aventurë të re me entuziazëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.” Ndërkohë, klubi i fëmijërisë së tij, Marta, përmes presidentit Massimo Natali, tha: “Ishte një djalë i ndjeshëm dhe plot pasion, që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona.”

Për humbjen e tij kanë reaguar edhe kryetarët e bashkive të Marta-s dhe Viterbos, duke shprehur solidaritetin dhe dhimbjen për familjen, në veçanti për të atin e tij, Marco, i cili punon si oficer policie.