FLASH :

Moment tronditës në Londër: Hajdutët me kapuç rrëmbejnë telefonin e një çiklistit në mes të rrugës

Ky është momenti kur dy hajdutë të maskuar me kapuç grabisin me shpejtësi telefonin e një përdoruesi të biçikletës “Lime Bike” në rrugën Euston Road në Londër – dhe gjithçka është filmuar nga “Cycling Mikey”, vigilanti i njohur i YouTube që shpesh kap shkelës të rregullave në rrugë.

Michael Van Erp, i njohur ndryshe si “Cycling Mikey”, publikoi videon e grabitjes në kanalin e tij, duke thënë:

Pak sekonda më pas, në pamje shfaqen dy persona të maskuar që i afrohen me shpejtësi viktimës dhe ia rrëmbejnë telefonin, përpara se të zhduken mes trafikut.

Ngjarja ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara të Londrës, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, duke nxitur debate për rritjen e kriminalitetit dhe mungesën e sigurisë në rrugët e qytetit.

Autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin, ndërsa videoja u bë virale përmes platformave sociale. Van Erp, i cili ka ekspozuar qindra raste shkeljesh në trafik përmes kamerës së tij të montuar në biçikletë, u shpreh se kjo është një tjetër dëshmi se qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të mos përdorin telefonin në lëvizje, veçanërisht në zona me rrezik të lartë.