FLASH :

Vjena do të presë ‘Eurovision 2026’, finalja e edicionit të 70-të të festivalit do të mbahet më 16 maj

Vjena do të presë festvalin ‘Eurovision 2026’, njoftoi transmetuesi publik i Austrisë, ndërsa finalja është caktuar për 16 maj. Finalja e edicionit të 70-të të Eurovision do të mbahet në Wiener Stadthalle, arenën më të madhe të mbyllur të Austrisë, me gjysmëfinalet e caktuara për 12 dhe 14 maj.

Artisti JJ i Austrisë fitoi konkursin e këtij viti, të mbajtur në Bazel të Zvicrës, me këngën e tij “Wasted Love”, duke e bërë vendin e tij organizator të vitit 2026.

Që nga viti 1955, Eurovision është bërë ndër festivalet kryesore të muzikës. Rreth 166 milionë shikues në 37 vende e ndoqën konkursin e këtij viti, me një rekord prej 60% të shikuesve të moshës 15 deri në 24 vjeç që e ndoqën. Konkursi mori edhe më shumë shikime në Instagram dhe TikTok.

Festivali shpesh ka shkaktuar polemika, me aktivistë pro-palestinezë që organizuan protesta në Zvicër në maj pasi Eurovision lejoi Izraelin të merrte pjesë në konkurs pavarësisht luftës shkatërruese në Gaza.