Dy aksidente në punë në kantieret e ndërtimit për pallate, me po kaq punëtorë të plagosur por pa rrezik jete, kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit, ndërsa policia nisi hetimet dhe mori nën akuzë një administrator kompanie dhe një përgjegjës sigurie. hetohen kushtet e sigurisë në punë.
Dy aksidente në punë në kantieret e ndërtimit për pallate, me po kaq punëtorë të plagosur por pa rrezik jete, kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit, ndërsa policia nisi hetimet dhe mori nën akuzë një administrator kompanie dhe një përgjegjës sigurie.
Burime zyrtare bënë me dije se i prai u mor nën hetim A. Ç., 46 vjeç, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme duke punuar, ka rënë nga lartësia e një objekti në fazë ndërtimi punëtori Q. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu për rastin e dytë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për E. M., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sigurie në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës aksidentalisht është dëmtuar punëtori B. H., 46 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.