Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i kanë dhënë fund thashethemeve për ndarje, pasi janë parë sërish bashkë pas më shumë se një muaji larg njëri-tjetrit.
Çifti u fotografua në Budapest, ku Chalamet po xhiron filmin Dune: Part Three. Ata nuk ishin parë së bashku që nga 5 korriku në St. Tropez, duke nxitur spekulime për një ndarje të mundshme.
Ribashkimi u bë publik kur punonjësit e një kafeneje lokale ndanë një foto me çiftin në Instagram. “Sot Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet hynë në kafenenë tonë… mezi përqendroheshim, por ishin shumë të sjellshëm,” shkruajtën ata.
Aktori mbajti një veshje të thjeshtë, duke fshehur modelin e flokëve për filmin me një bluzë të bardhë mbi kokë, kapele kafe dhe syze të zeza. Ndërsa Jenner zgjodhi një stil sportiv, me një kanotierë të bardhë dhe makeup minimal, duke theksuar buzët.
