FLASH :

Ndërron jetë drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë të Kosovës

Me pikëllim të thellë, është bërë e ditur sot ndarja e parakohshme nga jeta e Greta Kryeziut, drejtoreshë e shëndetësisë në qytetin e Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila në një njoftim publik shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e një anëtareje të çmuar të komunitetit të tyre.

“Pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm dhe mbështetjes së madhe nga të gjithë ju — kolegë, miq e njerëz të mirë — Greta nuk arriti ta fitojë këtë betejë të padrejtë me jetën. Humbëm një kolege të përkushtuar, një shpirt të mirë, një mike të dashur që do të na mungojë pafundësisht në çdo hap,” – thuhet në reagim.

Në këtë moment të rëndë, Oda e Farmacistëve ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Gretën.

Për detaje rreth ceremonisë së varrimit, Oda do të njoftojë gjatë ditës.

Pusho në paqe Greta. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!