FLASH :

Aksident në qendër të Fierit, lëndohet një fëmijë, shoferët përplasen fizikisht pas ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:20 në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të trafikut. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një fëmijë, i cili është transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas përplasjes, situata është tensionuar edhe më shumë kur dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht në sy të kalimtarëve. Dyshohet se një prej shoferëve ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është normalizuar.