FLASH :

Starmer: Negociatat për garancitë e sigurisë në Ukrainë do të vazhdojnë sot

Negociatat mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kryesorë evropianë të Kievit do të vazhdojnë sot, deklaroi dje kryeministri britanik Keir Starmer në një intervistë për BBC-në.

Tani do të punojmë me Shtetet e Bashkuara për këto garanci sigurie”, tha Starmer në Uashington.

“Ne kemi ngarkuar ekipet tona. Disa prej tyre madje do të mbërrijnë nesër për të filluar punën e detajuar mbi këtë.”

Udhëheqësi britanik shtoi se garancitë “do të sigurojnë qytetarët e Evropës, Ukrainës dhe veçanërisht Mbretërisë së Bashkuar”.

Dje, Zelensky u tha gazetarëve se garancitë e sigurisë për Ukrainën do të formalizohen brenda 10 ditësh.