FLASH :

Macron propozon që takimi mes Putinit dhe Zelenskyt të mbahet në Gjenevë

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon që takimi mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt të zhvillohet në Evropë. Macron propozon që takimi të mbahet në Gjenevë.

“Më shumë se një hipotezë, është në fakt një vullnet kolektiv”, tha Macron në një intervistë të transmetuar në LCI, kur u pyet nëse takimi i paralajmëruar midis Trump dhe disa udhëheqësve evropianë duhet të zhvillohet në Evropë.

“Do të jetë në një vend neutral, kështu që ndoshta Zvicra – Gjeneva – ose një vend tjetër. Herën e fundit që patëm bisedime dypalëshe, ishte në Stamboll”, vuri në dukje presidenti francez.