Hamas ka pranuar zyrtarisht të hënën propozimin për armëpushim në Gaza, sipas burimeve të konfirmuara nga Middle East Eye. Marrëveshja, e njëjtë me atë të miratuar nga grupi më 1 qershor, ishte braktisur më pas nga delegacionet izraelite dhe amerikane që u tërhoqën nga bisedimet në Doha.
Sipas një zyrtari egjiptian për agjencinë Reuters, plani parashikon një ndalim 60-ditor të operacioneve ushtarake, gjatë të cilit palët mund të negociojnë një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës. Kushtet përfshijnë lirimin e gjysmës së pengjeve izraelite ende gjallë në Gaza të gjitha ushtarë në këmbim të një numri të papërcaktuar të të burgosurve palestinezë në Izrael. Aktualisht, Tel Avivi mban rreth 12,000 palestinezë në burgjet e tij, gjysma e të cilëve janë arrestuar pas sulmit të 7 tetorit 2023.
Nëse armëpushimi konkretizohet, kjo do të përfaqësonte një kompromis të madh nga ana izraelite, teksa ushtria ndodhet në prag të një pushtimi tokësor të qytetit të Gazës – zonë me mbi një milion palestinezë. Ky vendim i kabinetit të luftës në Izrael ka ngjallur reagime të ashpra nga vendet aleate si Britania, Franca, Gjermania dhe Kanadaja.