Milani është në kërkim të një sulmuesi. Drejtori sportiv, Igli Tare, ka konfirmuar se ai është në bisedime me disa emra, mes të cilëve edhe serbi i Juventusit, Dusan Vlahovic. ‘Zonja e Vjetër’ i ka kërkuar sulmuesit largimin, por ai pret ende një mundësi në Torino. Veç golave të munguar, te Juvja kërkojnë të ulin edhe buxhetin, duke ditur se Vlahovic paguhet 12 milionë euro në sezon. Tare e ka në listë, kjo duke u konsultuar me Max Allegrin, trajnerin që më parë e ka pasur te Juvja. Hojlund i Manchester United dhe Nicolas Jackson i Chelsea janë aty.