Binjaket e rralla të ngjitura, Abby dhe Brittany Hensel, janë parë së fundmi duke mbajtur një foshnjë të porsalindur, duke ndezur menjëherë thashethemet se ato janë bërë nëna. Fotot e realizuara javën e kaluar në Minnesota i tregojnë motrat 35-vjeçare duke vendosur një karrocë bebeje në sediljen e pasme të një makine Tesla, vetëm nëntë muaj pasi kishin shpërndarë një video në TikTok ku përmendej fraza: “E martuar dhe një fëmijë në rrugë”.
Abby dhe Brittany ndajnë të njëjtin trup nga beli e poshtë dhe kanë një sistem riprodhimi të përbashkët, çka ka ngritur pikëpyetje se si është e mundur shtatzënia dhe lindja në raste të tilla. Megjithatë, ekspertët theksojnë se biologjikisht është e mundur që binjake të ngjitura si ato të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale, edhe pse raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. Në vitin 2021, Abby u martua me një veteran të ushtrisë amerikane, Joshua Bowling, dhe është bërë njerkë e vajzës së tij, ndërkohë që jeta personale e Brittany mbetet më e rezervuar. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse foshnja është e tyre biologjikisht apo është birësuar, por zërat po përhapen me shpejtësi në rrjet.
