FLASH :

Takimi Putin-Trump në Alaskë “tmerron” ekipin amerikan: Anulohet dreka, ndihmësit dalin të zbehtë dhe të tronditur

Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka “tmerruar” ekipin e Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaska të premten, sipas vëzhguesve të pranishëm. Takimi mes dy liderëve kishte për qëllim të hidhte bazat e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, me Putinin që thuhet se siguroi lëshime për një “shkëmbim territori”, që do të linte pjesë të mëdha të Ukrainës nën kontrollin rus.

Sipas burimeve, takimi treorësh përfundoi me tensione, ndërsa dreka e planifikuar u anulua dhe anëtarët e stafit të Trump u panë të shqetësuar dhe të zbehtë. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u përshkrua si “e stresuar dhe e frikësuar”, ndërsa emisari special Steve Witkoff hyri dhe doli disa herë nga salla në mënyrë të çrregullt. Një reporter i NBC tha se “pamjet e fytyrave të delegacionit amerikan ishin të pazakonta dhe shqetësuese”.

Konferenca për shtyp, që u mbajt pas takimit, zgjati vetëm 12 minuta. Trump, në një lëvizje të pazakontë, lejoi Putinin të fliste i pari dhe vetë nuk mori asnjë pyetje. Ai e përshkroi takimin si “shumë produktiv”, por pranoi:

“Ende nuk kemi një marrëveshje, por kemi një shans të mirë për të arritur atje.”