Ajo që nisi si një festim i zjarrtë pas një goli të bukur, përfundoi në një moment paniku total për një lojtar të kombëtares U17 të Indonezisë. Gjatë shpërthimit të emocioneve, futbollisti u rrëzua papritur në një hapësirë midis tribunës dhe fushës, duke lënë tifozët dhe shokët e ekipit në shok të plotë.
Ngjarja ndodhi pas një goli që solli entuziazëm të madh në stadium, por brenda sekondash gëzimi u kthye në alarm, kur lojtari u zhduk nga pamja në mënyrë të papritur.
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa pasoja serioze. Futbollisti doli nga situata pa lëndime, duke i kthyer buzëqeshjen gjithë stadiumit dhe tifozëve që për pak i mbajtën frymën.