Një video e publikuar nga Al Jazeera ka nxitur reagime të forta ndërkombëtare pasi tregon momentin kur një vajzë e vogël palestineze, Amna Ashraf, u qëllua për vdekje me një raketë zbulimi nga forcat izraelite, në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.
Sipas Al Jazeera, ngjarja tragjike ndodhi më 24 dhjetor 2024, pranë portës jugore të Spitalit Kamal Adwan. Vajza shihet në video duke mbajtur një gallon me ujë, në një zonë civile, kur papritur goditet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga raketa.
Pamjet filmike të publikuara së fundmi tregojnë qartë momentin kur raketa izraelite e godet vajzën, e cila nuk përbënte asnjë kërcënim dhe ndodhej në një mjedis civil pranë një spitali.
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë në rrjete sociale dhe organizata ndërkombëtare, duke ngritur sërish alarmin për përdorimin e armëve të avancuara ndaj civilëve, përfshirë fëmijët, në zonat e rrethimit në Gaza.