FLASH :

Zjarr në një servis makinash pranë “Kthesës së Patosit”, zona mbulohet nga tymi

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përfshirë nga flakët disa minuta më parë, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa zona është mbuluar nga tymi i dendur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Po ashtu, në ndihmë kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, që kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa hetimet janë në vijim.