FLASH :

Velipojë/ Policia gjen dhe i dorëzon familjes djalin 2-vjeçar të humbur në plazh

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një djali të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Velipojës.

Punonjësit e Policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 2-vjeçar.

Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e djalit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast.