Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, në Korçë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, ku dyshohet se shtetasi K. P., rreth 70 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga pallati ku jetonte.
Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.