FLASH :

Aksident i rëndë me gjashtë makina të përfshira, nëntë të lënduar

Një aksident zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë gjashtë automjete në lëvizje.

Ngjarja u regjistrua më 16 gusht 2025, rreth orës 22:20, në rrugën “Lufta e Gjilanit”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar nëntë persona. Sipas raportit të mjekëve, fatmirësisht bëhet fjalë për lëndime të lehta.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë ‘Lufta e Gjilanit’ ka ndodhur një aksident zinxhir mes gjashtë veturave. Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha Hashani.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.