Mbështetje për blegtorët: Shpërndahen 49 ton koncentrat në Gramsh, Delvinë dhe Himarë

Në kuadër të përpjekjeve për të ndihmuar blegtorët e prekur nga kushtet e vështira dhe zjarret e ditëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpërndarë gjithsej 49 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Në Bashkinë e Gramshit janë shpërndarë 11 ton koncentrat për fermerët dhe blegtorët e zonës, si mbështetje për garantimin e ushqimit të gjedhëve dhe bagëtive të imta. Ndërkohë, në zonat e Delvinës dhe Himarës, gjatë ditëve të fundit janë shpërndarë 38 ton koncentrat për blegtorët vendas.

Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimit të institucioneve shtetërore për të qëndruar pranë komuniteteve rurale në nevojë, nën moton #TiNukDoJeshKurrëVetëm. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndihma do të vijojë edhe në zona të tjera në varësi të nevojave të evidentuara në terren.