FLASH :

Berisha “shpërblen” Gaz Bardhin, pas “degjenerimit” nga deputetja e PS-së Zeqinë Caushi në Instagram

Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, duket se do të vazhdojë të qëndrojë në post të paktën deri në vitin 2026, pavarësisht një “degjenerimi” publik që i është bërë nga deputetja e PS-së, Zeqinë Caushi, në Instagram.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Sali Berisha i ka besuar sërish Bardhit drejtimin e grupit parlamentar, duke i dhënë “shpërblimin” e një mandati tjetër, edhe pse përplasjet mes tyre me pare nuk kanë munguar.

“Degjenerim” në Instagram nga Zeqinë Caushi ka bërë bujë në publik, por duket se nuk ka tronditur marrëdhëniet mes Berishës dhe Bardhit, i cili, edhe pse ka kaluar përmes sfidave të forta, duket se ka harruar ose e ka lënë mënjanë çdo akuzë të mëparshme për të ruajtur pozicionin e tij.

Ndërkaq, në të njëjtën kohë, edhe nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj pritet të mbajë postin e tij, duke përforcuar kështu ekipin e drejtimit të opozitës për legjislaturën e ardhshme.

Pra, në politikën shqiptare, edhe kur “degjenerimet” ndodhin në Instagram, shpërblimet politike vazhdojnë.