FLASH :

Video/Denoncim për kaos në Aeroportin e Tiranës: 1 orë për valixhet, 1 orë e gjysmë për të dalë nga trafiku

Një qytetar ka denoncuar në redaksine e Lajmeve Troc kaosin dhe keqmenaxhimin në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas tij, pas uljes së avionit në orën 11:04, iu desh mbi një orë për të marrë valixhet dhe më pas rreth 1 orë e 30 minuta për të dalë nga trafiku brenda aeroportit.

Ai thekson se mungojnë standardet minimale të shërbimit dhe se situata është përkeqësuar që prej kalimit të menaxhimit të aeroportit në duar shqiptare. “Kaosi, paaftësia për të menaxhuar situata komplekse dhe mungesa e një vizioni për të dhënë zgjidhje janë ato që e karakterizojnë sot aeroportin,” u shpreh denoncuesi.