FLASH :

Shpëtohen dy persona të bllokuar në Gjirin e Vlorës! Gjobiten për mungesë dokumentacioni për lundrim

Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ndërhyri për të ndihmuar dy shtetas që mbetën në det gjatë natës, pas një defekti në mjetin lundrues me të cilin po udhëtonin.

Pas marrjes së njoftimit për skafin me 2 persona në bord, që kishte pësuar defekt në zonën e Gjirit të Vlorës, u organizua një operacion për lokalizimin dhe ndihmën e tyre. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me efektivët e Guardia di Finanza, gjetën skafin pranë “Plazhit të Vjetër”.

Pas ndërhyrjes, u bë i mundur riparimi i defektit, dhe skafi u shoqërua në mënyrë  drejt stacionit.

Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje ligjore, pasi drejtuesi i mjetit nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Për këtë, ndaj tij u vendos masa administrative prej 10 000 lekësh, në përputhje me ligjin në fuqi.