Adriatik Lapaj u pa sot me një bidon në dorë në përpjekje për të shuar flakët në Delvinën që është e rrethuar nga zjarret.
Edhe pse veprimi i tij mund të duket vetëm simbolik, ai është gjithsesi një veprim më konkret se ai i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili me një pamje mix ndërmjet Herry Potter dhe Superman, nuk u pa në asnjë çast të përvishte mëngët për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.
Padyshim nuk është detyrë institucionale e ministrit që të bëjë zjarrfikësin, por në një kohë kur forcat që ai ka në dispozicion për të përballuar këto situiata janë të pamjaftueshme dhe kur Shqipëria tregoi se është e dështuar në parapërgatitjet dhe menaxhimin e situata të krizave nga fatkeqësitë natyrore, një bidon me ujë apo një lopatë me dhe në ndihmë, nuk do t’ia kishte prishur xhelin e flokëve ministrit të parfumosr nga Tirana dhe as do t;ia vishte syzet me më shumë tym se ai që ka pushtuar gjithë Shqipërinë.
Sidoqoftë edhe pse në pole të kundërta veprimesh, veprimi i Tikut dhe mosveprimi i Vengut ngrenë disa pyetje.
A ka vlerë të dalash në media me lopatë në dorë sikurse bënte Veliaj dikur, apo me kovë me ujë sikurse bën Tiku sot sa për të dalë para kamerave?
Dhe mbitëgjitha pse i shqetëson socialistët paralelja ndërmjet Lapajt dhe Veliajt? A nuk ishte në fakt Veliaj një produkt suksesi që ishte projektuar si Delfin i Ramës deri pak muaj më parë?
Përgjigja është se kjo varet nga personi dhe situata.
Kur avokati kontrovers Altin Goxhaj bashkë me ndihmësin e tij Andrea luftuan me policët bashkiakë dhe madje arritën që të shuanin një zjarr që kishte rënë te një ndërtesë historike në qendër të Tiranës, faktikisht duke e shpëtuar atë nga indiferenca e qëllimshme shtetërore dhe lokale, ky lajm nuk përfundoi në asnjë portal apo media, edhe pse në një vend normal, mund të kishte kulmuar deri me një dekoratë nga Presidenti i Republikës.
Ndërkohë në një mbidozë lajmesh përfundojnë lopatat e Veliajt, kovat me ujë të Tikut dhe syzet e djersitura nga puna në 40 gradë të ministrit Vengu.
Pra impakt nuk ka gjesti, por kush e bën atë.
Mund të bësh bamirësi 360 ditët e vitit dhe të ndihmosh familje në nevojë anembanë Shqipërisë dhe të vendosësh të qëndrosh me një profil të ulët prej heroi përunjës të heshtur.
Por mund edhe të mos bësh asnjë puinë tjetër përveç llogjeve të kafeneve nëpër foltore, parlament, ekrane e këshilla bashkiakë, dhe gjithsesi për ty të ndërtojnë një imazh sikur punon me lopatë apo kovë edhe kur në të vërtetë je me pushime si Erion Braçe, që nga shezlongu me dopio shtrese i hotelit Luksoz në Himarë, gënjente se ndodhej duke raportuar në favor të qytetarëve nga Shkolla e Baletit në kryeqytet.
Po atëherë pse e kanë frikë Tikun socialistët lali eristë të djeshëm, që sot janë bërë dënuesit më të egër të “shokut Kadri”, në stilin më të mirë të Birosë që qëronte hesapet me ish-ministrin komunist të kohës së Hoxhës, pas devizës së dhënë nga ky i fundit për spastrim?!
Arsyeja është se në kohën kur Erion Veliaj ndodhet në burg dhe kur Rama ka hequr dorë nga stili i promovimit të pionierëve të tij, dikush tjetër mund të zërë boshllëkun populist dhe që ka treguar se funksionon.
Këtë frikë ndaj Lapajt socialistët e shfaqën në betejën që i stisën me dajon e Endrit Shabanit për t’i kullufitur mandatin dhe po e mëshojnë edhe tani me përpjekjet për ta bërë të duket Tikun si një Lali Er i sprovuar që s’duhet besuar.
E vërteta është se mund të kenë fatkeqësisht të drejtë, por për sa kohë që Tiku heq vota dhe përkrahje nga zullimi qeverisës i Ramës që ka uzupruar vendin prej 13 vitesh, ai duhet mbrojtur nga shpurrat forumiste ps-iste që ndërsehen ndaj tij dhe duhet ftuar që të arsyetojë dhe të punojë me ato forca reale që zgjedhjet e fundit treguan se po përpiqen të bëjnë vërtet opozitë, dhe jo me dajallarët e Shabanëve, që e kanë të shkruar në ballë se janë matrapazë.
Nëse Tik Lapaj është Erion Veliaj 2, pra heroi i deridjeshëm i të rinjve socialistë dhe i kryetarit Rama, atëherë mirë se të vijë, kemi nevojë për heronj të tillë që të na ndihmojnë në përmirësimin e qeverisjes së vendit.