FLASH :

Pasi votuan në masë PS-në, ministri Vengu shkon në Delvinë dhe ngre supet për zjarret

Pas zjarreve të fuqishme që dogjën sipërfaqe të mëdha me pyje, kullota dhe toka bujqësore në Delvinë, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në vendngjarje për të parë nga afër situatën. Flakët rrezikuan edhe disa banesa, ndërsa banorët u përballën me orë të gjata ankthi.

Por, vizita e ministrit nuk solli asnjë plan konkret. Sipas banorëve, Vengu u shfaq në terren pa ofruar zgjidhje, edhe pse PS mori një mbështetje të madhe gjatë votimit nga banorët e Delvinës. Me një gjest, Vengu, duke ngritur supet, la të kuptohej se nuk kishte ide se çfarë të bënte për menaxhimin e emergjencës, duke treguar në një farë mënyre se ka hequr përgjegjësinë nga supet e veta.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e vatrave, ndërsa autoritetet thonë se po e monitorojnë nga afër situatën. Banorët kërkojnë që reagimi të mos mbetet vetëm në vizita protokollare, por të shoqërohet me veprime të vendosura në terren.