FLASH :

Këta dy shoferë në Rrugën e Arbrit u denoncuan nga qytetarët, ja parakalimet e gabuara

Policia Rrugore e Dibrës ka identifikuar dhe ndëshkuar dy drejtues automjetesh pas publikimit të pamjeve filmike që tregonin parakalime të rrezikshme në Rrugën e Arbrit.

Në njërin rast, një qytetar kishte dërguar në faqen zyrtare të DVP Dibër në Facebook pamje ku një automjet kryente parakalim të rrezikshëm në urën e Vashës. Në një tjetër rast, një video e publikuar në rrjete sociale tregonte një automjet tjetër duke kryer parakalim të rrezikshëm brenda tunelit të Murrizit.

Pas verifikimeve, u identifikuan drejtuesit e mjeteve: shtetasi R.S., banues në Klos, i cili u ndëshkua me 10.000 lekë gjobë në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor; dhe shtetasja V.M., banuese në Tiranë, e cila u ndëshkua me 20.000 lekë gjobë në zbatim të nenit 174 të Kodit Rrugor, si dhe iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit.

Policia falënderon qytetarët dhe median për bashkëpunimin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, duke garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.