Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi. Viktima është identifikuar si Fabjan Koko, 34 vjeç, i cili po udhëtonte me një automjet me targa ZXX 7405 në aksin Varis–Koropiu, në zonën e Atikës Lindore.
Sipas policisë lokale, makina ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me forcë në vitrinën e një dyqani. Përplasja e fortë ka shkaktuar shpërthimin e flakëve që përfshinë mjetin, duke bërë që drejtuesi të mos mund të dilte prej tij. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e Athinës, ndërsa policia rrugore po heton shkaqet e aksidentit.

