FLASH :

Heroi i Gramshit që shpëton banorët dhe ndihmon në shuarjen e zjarreve

Mirgen Çela është një banor i Gramshit, i angazhuar si vullnetar për të ndihmuar në situatën e zjarreve që ka përfshirë disa fshatra të këtij qyteti.

Zjarri po përparon drejt banesave, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar.

Mirgeni ishte aktiv edhe ditën e djeshme, kur shpërtheu situata alarmante në fshatrat e Gramshit. Ai ndihmoi disa familje një ditë më parë duke i larguar nga zona e rrezikut. Fatkeqësisht, ai humbi edhe shtëpinë e tij, që u përpi nga flakët e zjarrit.