FLASH :

Aksident me vdekje në Konispol, përplasen dy motor, vdes njëri nga drejtuesit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Shkallë të Konispolit, ku dy motorë janë përplasur.

Për pasojë, ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, 70-vjeçari Urim Çaze.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, Besnik Arapi.

Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.