FLASH :

Shuhet zjarri në Koshtan të Memaliajt, 3 shtëpi të djegura dhe dëme të mëdha në pemëtari

Zjarri që ra në fshatin Koshtan të Memaliajt është shuar nga forcat zjarrfikëse, banorët dhe punonjësit e policisë dhe bashkisë. Raportohet për tre shtëpi të djegura dhe dëme të mëdha në ullishte e pemëtari.

Edhe vatra në fshatin Hormovë është shuar dhe po mbahet nën monitorim. Ka dëme të shumta në pemëtari.