Monza dhe Inter barazuan 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘Brianteo’. Pas 90 minutave ishte Interi që fitoi 3-5 nga penalltia. Në këtë sfidë protagonist ishte edhe Kristjan Asllani.
Ndeshja nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me golin e Ciurria pas 32 minutave lojë. Fundi i pjesës së parë solli ekuilibirin, pasi mbrojtësi i Monzës, Birindelli shënoi në portë e tij.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 52-të, Kristjan Asllani hapi një top të bukur vertikal nga 25 metra largësi. Luis Enrique e kontrolloi bukur, pasoi për Darmian dhe ky i fundit lëshoi një gjuajtje drejt portës që u devijua lehtë në portë nga Esposito. Kështu Interi gjeti epërsinë për 1-2.
Zikaltërit patën dy mundësi të mira me Bonny dhe Martinez, por pa konkretizuar. Në minutën e 89-të ishte Sardo që dhuroi një pasim fenomenal për Azzi, me këtë të fundit që mposhti Martinez në portë dhe barazoi për 2-2.
Nga pika e bardhë e penalltive Inter fitoi 3-5. Kristjan Asllani luajti 84 minuta si titullar në këtë duel, duke qenë protagonist me një pasim fantastik. Për të në stadium ishte drejtori i Bolognas, klub që njësoj si Fiorentina dhe Torino e duan në ekip këtë merkato vere.