Pamje nga terreni tregojnë shpërndarje furnizimesh dhe rreshta automjetesh ushtarake pranë objekteve ku po strehohen banorët. Autoritetet lokale bëjnë me dije se rreth 200 persona janë evakuuar nga 5 fshatra të prekur nga flakët, të cilat vijojnë aktive. Të evakuuarit po sistemohen përkohësisht në konvikte e hotele, ndërsa në fushën e sportit po ngrihen çadra, në varësi të numrit që pritet të rritet.
Ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit dhe FA po koordinojnë transportin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave bazë (ujë, ushqime, batanije). Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë urdhër-evakuimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonave të rrezikshme, ndërsa ndërhyrjet nga toka dhe ajri vijojnë për izolimin e vatrave.